• e enjte, 27 qershor 2024

Disa të vdekur në një incident të armatosur në Roterdam

Disa të vdekur në një incident të armatosur në Roterdam

Hagë, 28 shtator 2023 (MIA) - Disa persona humbën jetën pasi një sulmues hapi zjarr në një shtëpi në qytetin holandez Roterdam, ndërsa pastaj në Spitalin Universitar "Erasmus". Pas të shtënave në dy vendet shpërtheu zjarr. 

Ende nuk dihet sa persona humbën jetën, ndërsa sa janë lënduar në incidentin e armatosur. 

Policia njoftoi se ka arrestuar një sulmues 32-vjeçar. 

Pas arrestimit të të dyshuarit, policia holandeze njoftoi se një numër i madh i njerëzve humbën jetën, pa e saktësuar numrin. Gjithashtu policia dyshon se sipas gjitha gjasave ka pasur edhe sulmues të dytë. fc/

Fotografia: X

QËNDRONI TË LIDHUR