Disa të plagosur në një shpërthim në një pikë karburanti në Irlandë

Dublin, 7 tetor 2022 (MIA) – Disa persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital pas një shpërthimi në një pompë karburanti në Irlandë, raportojnë një pjesë e mediave botërore.
Skena e incidentit ndodhet në periferi të fshatit Krislaj, rreth 25 kilometra nga qyteti Leterkeni.
Në foto shihet një vrimë e madhe dhe një çati e shembur e një ndërtese banimi pranë pikës së karburantit.
Rojet bregdetare irlandeze tha se helikopteri i tyre po ndihmonte shërbimet e urgjencës, ndërsa Shërbimi Kombëtar i Ambulancës kumtoi se janë dërguar një numër ambulancash. ls/