Disa persona u lënduan pasi një automobil goditi një grup njerëzish në Shtutgart
- Disa persona u lënduan rëndë kur një automobil u përplas me një grup njerëzish në qytetin jugperëndimor gjerman të Shtutgartit, njoftoi sonte brigada e zjarrfikësve në X.
- Post By Sara Ademi
- 21:16, 2 maj, 2025
Shtutgart, 2 maj 2025 (MIA) - Disa persona u lënduan rëndë kur një automobil u përplas me një grup njerëzish në qytetin jugperëndimor gjerman të Shtutgartit, njoftoi sonte brigada e zjarrfikësve në X.
Shoferi i automjetit është arrestuar, tha një zëdhënëse e policisë, raportoi DPA.
Ndërsa zjarrfikësit e përshkruan incidentin si një aksident, policia ende nuk ka komentuar mbi kontekstin e përplasjes.
Incidenti ndodhi në stacionin e tramvajit Olgaek në qendër të qytetit.
Zjarrfikësit, ekipet e shpëtimit dhe policia ndodhen në vendngjarje, e cila është siguruar.
Sipas zëdhënëses së policisë, trafiku në stacion është bllokuar.
Ajo shtoi se dëshmitarët po merren në pyetje aktualisht.
Automjeti i përfshirë në incident ishte një Mercedes G-klas me ngjyrë të errët. sa/
Foto: DPA