Disa persona plagosen nga të shtënat në Çikago
- Disa persona u plagosën në një të shtënë vonë mbrëmë në qytetin e tretë më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çikago, njoftoi policia.
- Post By Sara Ademi
- 10:20, 3 korrik, 2025
Çikago, 3 korrik 2025 (MIA) - Disa persona u plagosën në një të shtënë vonë mbrëmë në qytetin e tretë më të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Çikago, njoftoi policia.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione të mëtejshme në lidhje me shkakun e të shtënave ose numrin e saktë të personave të plagosur.
Incidenti ndodhi në restorantin "Artis" në lagjen River North të Çikagos.
Zyrtari i Policisë së Çikagos, Hulio Garsia, tha se forcat e rendit do të japin informacione shtesë ndërsa mblidhen më shumë informacione rreth incidentit. Zona është rrethuar nga policia.
Sipas një zyrtari të shërbimeve të emergjencës, disa persona të plagosur nga të shtënat u dërguan në departamentin e urgjencës për vlerësim dhe trajtim mjekësor. Ai nuk tha se sa persona u dërguan në spital të plagosur në incident ose se çfarë ishte gjendja e tyre. sa/
foto: EPA