Disa persona e kanë humbur jetën në sulmin izraelit në spitalin më të madh në Gazë
- Disa persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar në sulmin ajror izraelit ndaj spitalit më të madh në Rripin e Gazës, deklaruan sot dëshmitarë.
- Post By Besnik Shuki
- 18:00, 18 dhjetor, 2023

Gazë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Disa persona e kanë humbur jetën, ndërsa disa janë lënduar në sulmin ajror izraelit ndaj spitalit më të madh në Rripin e Gazës, deklaruan sot dëshmitarë.
Televizioni Al Xhazira publikoi inçizim nga spitali Shifa në Gazë pas sulmit, ku shihen trupa të pajetë në tokë.
Asad Abu Radvan, dëshmitar i sulmit, tha se ka numëruar pesë të vrarë dhe u ka ndihmuar disa të lënduarve të strehoen brenda. bsh/
Foto: MIA arkiv