• e hënë, 23 dhjetor 2024

Disa mijëra banorë të qytetit kinez Tianjin janë evakuuar nga ndërtesat e tyre për shkak çarjeve të mëdha të tokës

Disa mijëra banorë të qytetit kinez Tianjin janë evakuuar nga ndërtesat e tyre për shkak çarjeve të mëdha të tokës

Pekin, 9 qershor 2023 (MIA) - Mijëra persona janë evakuuar nga disa ndërtesa banimi në qytetin verior kinez Tijanjin në ditët e fundit, pasi që rrëshqitja e dheut krijoi çarje të mëdha në rrugët përreth, kumtuan autoritetet lokale.

Çarjet e mëdha u paraqitën në rrugët në afërsi të kompleksit banesor në rajonin Xhian, në Tijanjin.

Sipas informatave të publikuara nga aitoritetet lokale në rrjetet sociale, çarjet arrijnë thellësi prej 1.300 metrave.

Në gjashtë ditët e fundit, prej 3 qershorit, nga së paku tre ndërtesat 25-metërshe në hotelet e afërta janë evakuuar 3.899 banorë, transmeton gazeta "Global Tajm" (Global Time).

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihen rrugë të shtrembëruara, ndërsa "incidenti" i përmendur sërish e hapi çështjen e sigurisë së ndërtesave të banimit në Kinë.

Përndryshe, Qeveria kineze vendosi rregulla dhe dënime të rrepta në rast të menaxhimit të palejueshëm me patundshmëritë.

Krahas kësaj, autoritetet koneze kohë më parë inicuan disa takime të nivelit të lartë për gatishmëri për katastrofa gjeologjike dhe të fshehura. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR