• e martë, 26 nëntor 2024

Diplomati amerikan O'Brajan pritet të takohet me liderët ballkanikë në Forumin në Paris

Diplomati amerikan O'Brajan pritet të takohet me liderët ballkanikë në Forumin në Paris

Paris, 10 nëntor 2023 (MIA) - Ndihmës sekretari shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Xhejms O'Brajan pritet të takohet me liderët e Ballkanit në Forumin e Paqes në Paris, i cili filloi sot, kumtoi Departamenti i Shtetit.

O'Brajan do të bisedojë me kryeministrin e RMV-së Dimitar Kovaçevski, si dhe me kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi - Edi Rama, Albin Kurti dhe Jakov Milatoviq, njoftoi Zëri i Amerikës.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit theksohet se në agjendën e këtyre takimeve do të jenë çështjet rajonale dhe dypalëshe.

Gjatë qëndrimit në Paris, O'Brajan me përfaqësuesit francezë do të diskutojë edhe për sfidat rajonale dhe globale.

Konferenca e Paqes në Paris përfundon më 14 nëntor.

Pas qëndrimit të tij në kryeqytetin francez, O'Brajan do të udhëtojë për në Bruksel ku do të takohet me përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, "për të diskutuar se si ta mbajë Rusia përgjegjësinë për luftën e saj të paprovokuar dhe brutale kundër Ukrainës". ls/

foto: arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR