• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Diplomatët polakë në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Afërt morën ryshfet për të lëshuar viza Shengen

Diplomatët polakë në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Afërt morën ryshfet për të lëshuar viza Shengen

Varshavë, 18 shtator 2023 (MIA) - Të punësuarit në përfaqësitë diplomatike polake në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Afërt akuzohen për ryshfet në këmbim të vizave për zonën e Shengenit, lajmëruan sot mediat gjermane.

"Ky është skandali ë i madh në Poloni në shekullin 21", tha lideri i opozitës dhe kandidat i Platformës civile liberal-konservatore (PO) në zgjedhjet e ardhshme, Donald Tusk, duke e komentuar hetimin kundër shtatë anëtarëve të shërbimit diplomatik polak dhe arrestimin e tre personave të akuzuar për ryshfet dhe korrupsion, në lidhje me lëshimin e vizave për zonën e Shengenit.

Tusk dhe disa media opozitare si "Gazeta Viborça" (Gazeta Wyborcza) flasin për lëshimin e mbi 250.000 vizave të punës për në Poloni, ndërsa me atë edhe për zonën e Shengenit, të cilat ishin lëshuar në 20 muajt e fundit në përfaqësitë diplomatike polake në Afrikë dhe Azi.

Në fund të gushtit, zëvendësministri i Punëve të Jashtme i obliguar për përfaqësitë konsullore, Pjotr Vavrzik, u shkarkua pa sqarime, ndërsa departamenti i tij u bastis nga zyra  polake e antikorrupsionit SVA.

Sipas shtypit, aplikantët në Indi paguanin rreth 40.000 euro për lëshimin e vizave për zonën e Shengenit. Sipas burimeve të njejta, shumë njerëz kanë kaluar në Gjermani me viza polake.

Tusk e akuzoi partinë qeveritare PiS për "hipokrizi" sepse, nga njëra anë, e bllokuan kompromisin e BE-së për politikën e azilit, ndërsa nga ana tjetër, diplomatët e saj japin viza joligjore për ryshfet.

Disa javë para zgjedhjeve në Poloni, PiS qeveritare i hodhi poshtë akuzat e opozitës dhe një pjese të shtypit.

"Këtu nuk kemi skandal. Është një ide e çmendur dhe kriminale e disa njerëzve që nuk kanë kurrfarë lidhje me qeverinë", tha kryetari i PiS qeveritare, Jarosllav Kaçinski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR