• e premte, 20 shkurt 2026

Diplomacia e bazuar në drejtësi dhe forcë do të jetë më efektive, deklaroi Zelenski para raundit të ri të negociatave paqësore

Diplomacia e bazuar në drejtësi dhe forcë do të jetë më efektive, deklaroi Zelenski para raundit të ri të negociatave paqësore

Gjenevë, 17 shkurt 2026 (MIA) - Para fillimit të negociatave në Gjenevë për ndërprerje të luftës në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se diplomacia do të jetë më efikase kur bazohet në drejtësi dhe forcë.

"Fuqia e presionit mbi Federatën ruse - presion nga sanksionet dhe mbështetje e qëndrueshme dhe e shpejtë për armatën ukrainase dhe mbrojtjen tonë ajrore", shkroi ai në rrjetet sociale.

Negociatorët rusë dhe ukrainas kanë arrit tashmë në Gjenevë, ku me ndërmjetësimin e një delegacioni amerikan do të zhvillojnë raund të ri negociatash për t'i dhënë fund luftës.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR