• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimitrievski në takim me Mexhitin: Nga VLEN mora mbështetje për raundin e dytë në Kumanovë

Dimitrievski në takim me Mexhitin: Nga VLEN mora mbështetje për raundin e dytë në Kumanovë

Shkup, 22 tetor 2025 (MIA)- Kryetari aktual i komunës së Kumanovës dhe kandidat për mandatin e radhës, Maksim Dimitrievski ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të koalicionit VLEN, ku siç thotë, ka marrë "mbështetje për balotazhin e 2 nëntorit të zgjedhjeve lokale".

Në takim morën pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe sekretari organizativ i Alternativës, Bashkim Murtezi.

“Gjatë një bisede të ngrohtë dhe të sinqertë, mora mbështetje të fuqishme nga përfaqësuesit e partnerit të koalicionit VLEN për raundin e dytë në Kumanovë. Kjo përkrahje pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit tonë dhe na jep energji shtesë për të vazhduar drejt realizimit të projekteve në interes të të gjithë qytetarëve”, shkroi Dimitrievski në një postim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se falënderon të gjithë ata që e njohin dhe e mbështesin vizionin e tij për të ardhmen e Kumanovës dhe të Maqedonisë, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë për qytetin dhe për të gjithë kumanovarët, pa dallim.

Foto: Fejsbuku i Maksim Dimitrievskit

QËNDRONI TË LIDHUR