• e diel, 22 dhjetor 2024

Dimitrieska-Koçoska: Nuk ka arsye për dyshim, investimet kapitale janë reale dhe do të realizohen

Dimitrieska-Koçoska: Nuk ka arsye për dyshim, investimet kapitale janë reale dhe do të realizohen

Shkup, 29 tetor 2024 (MIA) - Vendi është paralajmëruar nga Banka Botërore se në vitet e fundit nuk i është kushtuar vëmendje realizimit të projekteve të financuara nga ky institucion ndërkombëtar, deklaroi sonte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të Propozim-buxhetit për vitin 2025 që e miratoi Qeveria, Dimitrieska-Koçoska thekson se investimet e projektuara kapitale të parashikuara janë reale dhe nuk ka arsye të dyshohet se do të realizohen.

Sipas ministres, nga zëri për investime kapitale, në vlerë prej 50,65 miliardë denarë, nuk mund të shkurtohet, sepse shumica e mjeteve janë të parapara nga kreditë.

Dimitrieska-Koçoska konfirmoi se në muajin mars do të ketë rritje të pensioneve për 2.500 denarë, ndërsa për rritjen e pagave, sqaroi ajo, përveç 5,5 miliardë denarëve të paraparë, do të ketë edhe tampona në rast se Këshilli ekonomik-social do të arrijë marrëveshje për diçka plus asaj që është planifikuar me buxhetin. Paralajmëruar edhe harmonizim ligjor sepse zgjidhja aktuale, siç ka përsëritur, nuk përputhet me politikën e rritjes lineare të pagave dhe pensioneve.

Ministrja tha gjithashtu se për FSPIM do të shkojnë rreth 24 miliardë denarë për rritje të pagave, ndërsa nuk mund të specifikojë shifra konkrete për pensionet.

Qeveria sot në në seancë miratoi Propozim-buxhetin për vitin 2025, me të cilin, siç informon ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, vendosen bazat për stabilizim të financave publ

"Nuk mund të shkurtohet nga zëri për investime kapitale sepse ne kemi siguruar më së shumti mjete nga kreditë. Asnjëherë më parë nuk janë financuar kaq shumë projekte me kredi sa tani. Në SHBA javën e kaluar kam pasur bisedime me Bankën Botërore dhe na kanë paralajmëruar se në vitet e fundit nuk i është kushtuar vëmendje realizimit të projekteve që ata i financojnë. Sot në Qeveri kemi folur shumë për realizimin e atyre projekteve. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar se nuk do të ketë realizim. Thelbi është se si do të organizohen ministrat. Këta ministra janë gati, po punojnë fort që të nisin projektet që kanë ngecur. Nëse ne i drejtojmë projektet do të ketë realizim. Nëse flasim për para në investime kapitale, flasim për investime reale, e jo për transfere si në periudhën e kaluar, të cilat janë përdorur për të paguar paga apo për të blerë lëndë të parë", theksoi Dimitrieska-Koçoska.

Gjithsej, tha, për FSPIM do të shkojnë 105 miliardë denarë, por ky është efekti neto.

Sa i përket borxhit publik, theksoi, gjithçka do të varet se si do të marrin hua ndërmarrjet publike.

"Nëse shohim se çfarë mund të kontrollojë drejtpërdrejt Ministria e Financave, borxhi i shtetit nuk do të kalojë 60 për qind. Sa i përket borxhit publik, gjithçka do të varet se çfarë informacioni do të marrim nga ndërmarrjet publike për realizimin e tyre. Gjithsej 500 milionë euro është eurobono në janar, po i sigurojmë fondet, do ta rifinancojmë, plus rreth dy miliardë aktuale, por ka edhe letra me vlerë të qeverisë që nuk janë të përfshira në Buxhet", informoi ministrja.

Në pyetjen nëse do të vazhdojë masa e marzhit, Dimitrieska-Koçoska i udhëzoi gazetarët që ta pyesin ministrin e Ekonomisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR