Dimitrieska Koçoska drejtuar Bytyqit: Është e lehtë të gënjehet me imunitet të deputetit
- Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska sot i ka bërë thirrje deputetit Fatmir Bytyqi që jashtë foltores së Parlamentit të përsërisë se rimbursimi i TVSH-së është paguar sipas vijave partiake, në mënyrë që ajo të mund ta padisë.

Shkup, 12 qershor 2025 (MIA) - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska sot i ka bërë thirrje deputetit Fatmir Bytyqi që jashtë foltores së Parlamentit të përsërisë se rimbursimi i TVSH-së është paguar sipas vijave partiake, në mënyrë që ajo të mund ta padisë.
"Është shumë e lehtë të gënjesh dhe të manipulosh me imunitet deputeti. I guximshëm dhe i sigurt, u riktheve dy herë në foltore, të bëj thirrje ta përsërisësh të njëjtën gjë edhe jashtë Kuvendit", i tha ministri Bytyqit. mb/