• e hënë, 02 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Dimitrieska Koçoska: Është shumë herët të flasim për ndonjë korrigjim në rritje për vitin 2025

Dimitrieska Koçoska: Është shumë herët të flasim për ndonjë korrigjim në rritje për vitin 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Në këtë moment nuk do ta rishikoja projeksionin për rritjen ekonomike të vendit në vitin 2025 edhe pse në tremujorin e fundit të vitit 2025 është arritur rritje prej 3,2 për qind që është më e lartë se sa pritej, vlerësoi sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

"Gjithmonë jam shumë e kujdesshme për numrat. Është mirë kur shifrat tregojnë se po ecim në një drejtim pozitiv dhe të mirë, por gjithsesi do të isha shumë e kujdesshme. Mendoj se rritja prej 3.7 për qind për vitin 2025, siç është parashikuar, duhet të jetë synimi jonë dhe duhet të përpiqemi ta realizojmë atë. Është shumë herët të flitet për ndonjë korrigjim në rritje", tha Dimitrieska Koçoska në pyetjen pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik në Shkup.

E pyetur nëse është e kënaqur me rritjen prej 3.2 për qind në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, ajo tha se është e kënaqur dhe pret rezultate edhe më të mira.

"Jam e kënaqur duke pasur parasysh faktin se në ekonomi gjërat nuk mund të ndodhin brenda natës. Presim rezultate edhe më të mira, por duke pasur parasysh situatën globale, do të isha e lumtur nëse në tremujorin e parë të vitit 2025 do të vazhdonim drejt rritjes më të lartë se sa arritëm në tremujorin e fundit të vitit 2024. Megjithatë, do të fokusohesha në atë që ishte projeksioni ynë kryesor, ndërsa ajo është rritja prej 3.7 për qind në vitin 2025", theksoi Dimitrieska Koçoska. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR