• e premte, 05 dhjetor 2025

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës pas më shumë se gjashtë muajve dhe 58 tentimeve

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës pas më shumë se gjashtë muajve dhe 58 tentimeve

Prishtinë, 26 gusht 2025 (MIA) - Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Zgjedhja ndodhi në vazhdimin e 58-të të mbledhjes konstituive, me 73 vota "për", 30 "kundër" dhe tre të "përmbajtur", pas më shumë se gjashtë muajve krize institucionale dhe disa tentimeve të pasuksesshme për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.

Në fillim të mbledhjes, kryesuesi konstatoi praninë e 115 deputetëve, që siguroi kuorum për punë. Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e propozoi Bashën për kryetar, pasi që kandidatët e mëparshëm të partisë - Albulena Haxhiu, Donika Gërvala Shvarc dhe Hekuran Murati - nuk arritën ta marrin mbështetjen e nevojshme. 

Për zgjedhjen e Bashës kyçe ishte mbështetja e disa deputetëve të PDK-së, edhe pse një pjesë prej tyre shprehën rezerva për kompetencat e tij.

Mbështetje dhanë edhe deputetë nga AAK-ja, përderisa kundër ishin deputetë të LDK-së, Lista serbe dhe Nisma për Kosovën.

Në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjes, Basha e ceki rëndësinë e Kuvendit si zemër e demokracisë dhe e theksoi rolin e Kosovës si shtet i pavarur, realizuar me mbështetje nga vendet mike, të kryesuara nga SHBA-ja.

"Kjo republikë është ndërtuar mbi viktima dhe besimin e përbashkët se liria dhe shteti jonë janë më të mëdha se cili do interes personal", deklaroi Basha, duke iu referuar bashkëpunimit dhe unitetit për shkak të zhvillimit ekonomik, përforcimit të sundimit të së drejtës dhe mbrotjjes së integritetit territorial.

Ai, gjithashtu, e lavdëroi përparimin në veri të Kosovës, duke cekur se "krimi në atë pjesë është reduktuar në minimum", dhe i bëri thirrje Serbisë të sillet në mënyrë demokratike.

Zgjedhja e Bashës menjëherë u përshëndet edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili në rrjetet sociale e uroi dhe i dëshiroi bashkëpunim të suksesshëm për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve të saj. ab/

foto: faqja e Vetëvendosjes

QËNDRONI TË LIDHUR