Diamanti "Melon blu" është shitur për 21 milionë euro në ankand
- – Diamanti ngjyrë kaltër e çelët “Melon blu” prej 9,51 karatë, i vendosur në unazë, është shitur për më shumë se 21 milionë euro, në një ankand në Gjenevë, Zvicër, njoftoi sot shtëpia amerikane e ankandit “Kristi’s”.
- Post By Fitore Curri
- 13:50, 12 nëntor, 2025
Gjenevë, 12 nëntor 2025 (MIA) – Diamanti ngjyrë kaltër e çelët “Melon blu” prej 9,51 karatë, i vendosur në unazë, është shitur për më shumë se 21 milionë euro, në një ankand në Gjenevë, Zvicër, njoftoi sot shtëpia amerikane e ankandit “Kristi’s”.
Ky art luksoz i natyrës me dekada i ka takuar Rejçell Lambert Melonit (1910 - 2014) – e njohur edhe si Bani, inxhiniere amerikane e hortikulturës, filantrope dhe koleksioniste e veprave artistike, ndoshta më e njohur për projektin e saj për ridizajnim të kopshtit me trëndafila në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1961, pas kërkesës së presidentit të atëhershëm amerikan Xhon F. Kenedi. Diamanti është shitur për rreth 19 milionë euro, ndërsa qëllimi përfundimtar pas tatimit është rreth 21,6 milionë euro. Guri i njëjtë i çmuar në vitin 2014 ishte shitur nga “Stotbi’s” amerikan në Nju – Jork – për 27,6 milionë euro rekorde.
“I vlerësuar si një nga diamantet më të bukura në ngjyrë, disa herë i ofruar në ankand, ky diamant është vlerësuar në 20 deri 30 milionë euro në ‘Kristi’s’”, deklaroi Rahul Kadakia, drejtor i Departamentit Ndërkombëtar për Stoli në firmë.
Çmimi më i lartë për diamant të kaltër nga shtëpia e ankandeve “Kristi’s” ishte arritur në vitin 2016 në Gjenevë për “Openhajmerin e Kaltër”. Ai atëherë ishte paguar 49,2 milionë euro. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s