• e martë, 24 dhjetor 2024

Dialog energjetik i nivelit të lartë BE-Kinë

Dialog energjetik i nivelit të lartë BE-Kinë

Bruksel, 11 tetor 2023 (MIA) - Eurokomisari për energjetikë, Kadri Simson prej sot e deri të premten do të qëndrojë në Pekin, ku do të kryesojë me Dialogun e 11-të energjetik të nivelit të lartë BE-Kinë, së bashku me drejtorin e Administratës energjetike kombëtare, Xhang Xhianhua.

Siç kumtoi Komisioni Evropian, në dialogun do të këmbëhen mendime për situatën energjetike globale dhe siguri dhe për përpjekjet e dy palëve për avancimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër.

Sipas KE-së, Kina, e cila së bashku me BE-në, është konsumator final i një të tretës së energjisë së përgjithshme në botë, është partner kyç i Unionit në përpjekjet për dekarbonizimin global.

"BE-ja dhe Kina ndajnë interesa dhe qëllime të përbashkëta për vazhdimin e tranzicionit drejt energjisë së pastër me qëllim të zbatimit të suksesshëm të Marrëveshjes së Parisit. Kjo mbledhje e rëndësishme vjen vetëm disa javë para Konfeerncës për klimën të KB-së në Dubai dhe ndërlidhet me bashkëpunimin dhjetëvjeçar në sferën e energjisë", thuhet në kumtesë.

Siç njoftoi korespondenti i MIA-s nga Brukseli, Dialogu energjetik BE-Kinë është vendosur në vitin 1994, pas çka u thellua dhe intensifikua me deklaratën e përbashkët nga viti 2019 për zbatimin e bashkëpunimit mes dy palëve. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR