Dhoma përfaqësuese nuk e miratoi propozimin e Republikanëve për financimin e qeverisë amerikane
- Anëtarët e Dhomës përfaqësuese të SHBA-së që është nën kontrollin e republikanëve, kanë refuzuar propozim- ligjin për financimin e qeverisë amerikane deri më 28 mars.
- Post By Fami Bajrami
- 11:40, 19 shtator, 2024

Uashington, 19 shtator 2024 (MIA) - Anëtarët e Dhomës përfaqësuese të SHBA-së që është nën kontrollin e republikanëve, kanë refuzuar propozim- ligjin për financimin e qeverisë amerikane deri më 28 mars.
Dokumenti u mbështet nga 202 kongresmenë, ndërsa 220 kanë qenë kundër.
Propozimi u bë nga spikeri republikan Majk Xhonson, por një grup i vogël republikanësh iu bashkuan demokratëve në refuzimin e ligjit, duke u dhënë afat kongresmenëve më pak se dy javë, apo deri më 1 tetor, për të miratuar buxhetin e ri dhe për të shmangur mbylljen eventuale të disa resorëve qeveritar.
foto: arkivi