• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka miratuar projektligje për financimin e ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka miratuar projektligje për financimin e ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme

Uashington, 29 shtator 2023 (MIA) - Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka miratuar projektligjin për financimin e Ministrisë së Mbrojtjes, lajmëruan mediat britanike, duke theksuar se kjo ndodhi pasi pasi kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Kevin Mekarti, e hoqi financimin për Ukrainën, me kërkesë të anëtarëve kokëfortë të Partisë së tij Republikane.

 Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA gjithashtu, miratoi një projekt-ligj për financimin e Ministrisë të Sigurisë Kombëtare.

Projektligjet janë ndër disa projektligje të miratuara në fund të seancës brenda natës, të cilat megjithatë nuk do të parandalojë mbylljen e pjesshme të qeverisë duke filluar nga e diela, 1 tetor.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR