• e diel, 22 dhjetor 2024

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan ka miratuar ligjin me të cilin parashikohet që buxheti për financimin e mbrojtjes për vitin 2024 të jetë 886 miliardë dollarë

Dhoma e Përfaqësuesve e  Kongresit amerikan ka miratuar ligjin me të cilin parashikohet që buxheti për financimin e mbrojtjes për vitin 2024  të jetë 886 miliardë dollarë

 Uashington, 14 dhjetor 2023 (MIA)   -  Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan sot e miratoi ligjin me të cilin parashihet që buxheti për financimin e mbrojtjes vitin e ardhshëm të jetë 886 miliardë dollarë.

Kjo është 28 miliardë më shumë se këtë vit, raporton Si-En-En-i. Për miratimin e ligjit votuan 310 kongresmenë, ndërsa kundër ishin 118. Me Ligjin lejon rritjen e pagave për 5.2 për qind për të punësuarit në ushtri, që është rritja më e madhe në dy dekadat e fundit. 

Buxheti sot u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve, pas miratimit të djeshëm në Dhomën e Lartë të Kongresit, Senatit. Buxheti parashikon forcimin e pozitës së SHBA-së në Azi dhe Paqësor si kundërbalancim ndaj ndikimit të Kinës. 

 Dokumenti, gjithashtu, e  zgjeron programin e ndihmës ushtarake të Ukrainës, me të cilën miratohet gradualisht lirim prej 300 milionë dollarë për Kievin zyrtar, por kjo shumë është shumë më pak se 61 miliardë dollarët e kërkuar nga Kongresi nga presidentët amerikan dhe ukrainas, që pritet të miratohet deri në fund të këtij viti.  Ajo paketë e madhe ndihme për Ukrainën është ende një çështje debati.

Projekt-ligji i madh për buxhet ushtarak i miratuar sot,  gjithashtu, e vazhdon për disa muaj një kornizën ligjore për mbikëqyrjen elektronike ndërkombëtare, që e kritikuan organizatat për mbrojtjen e jetës private dhe lirisë. 

Programi u mundëson shërbimeve të sigurisë amerikane të zbatojnë programe për mbikëqyrje elektronike, duke përfshirë edhe kontrollimin e  e-postës të shtetasve joamerikanë jashtë vendit, pa kërkuar sistematikisht miratimin gjyqësor.

Buxheti është shtypur në më shumë se 3.000 faqe dhe duhet të ratifikohet nga presidenti  Xho Bajdeni, që konsiderohet  për formalitet. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR