• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhoma e Lartë e Parlamentit zviceran vendosi të mos e ndërpresë financimin e UNRVA-së

Dhoma e Lartë e Parlamentit zviceran vendosi të mos e ndërpresë financimin  e UNRVA-së

Gjenevë,  14 dhjetor 2023 (MIA) - Dhoma e Lartë e Parlamentit zviceran sot ka bllokuar nismën për ndërprerjen e financimit të Agjencisë së KB-së për Refugjatët Palestinë (UNRVA), pasi këtë e kërkuan disa grupe humanitare.

Këshilli Kombëtar Zviceran, Dhoma e Ulët e Asamblesë Federale, të hënën e miratoi anulimin e kontributit vjetor prej 20 milionë franga zvicerane për UNRVA me 116 vota "për" kundrejt 78 "kundër", transmetuan mediat britanike. 

Dhoma e Lartë e Parlamentit sot, me një shumicë të ngushtë, megjithatë, vendosi të mos e ndëpresë financimin e agjencisë, duke u prononcuar  me 23 vota "për" dhe 21 "kundër", që menjëherë u mirëprit nga drejtori i UNRVA-së, Filipe Lazarini. 

 Që nisma të vazhdojë nevojitet ta aprovojnë edhe të dyja dhomat e parlamentit.

 Lazarini sot, në margjinat e Forumit Global për Refugjatë në Gjenevë, deklaroi se ky është një zhvillim pozitiv për agjencinë.

"Është e rëndësishme që Zvicra të vazhdojë t'u tregojë palestinezëve dhe rajonit se mbetet e përkushtuar ndaj traditës së saj humanitare. Këto 20 milionë janë absolutisht të nevojshme që UNRVA të vazhdojë të sigurojë  ndihmë për shpëtim dhe humanitare në Rripin e Gazës", theksoi ai. 

 Lazarini tha edhe se se shkurtimet e financimit do të kërcënojnë aftësinë e UNRVA-së për të siguruar ndihmë për banorët e Gazës.

UNRVA u themelua në vitin 1949, pas luftës së parë arabo-izraelite, dhe për dekada  ajo palestinezëve u ka ofruar një sërë shërbimesh, duke përfshirë arsimin, kujdesin parësor shëndetësor dhe ndihmën humanitare në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR