• e premte, 12 korrik 2024

Dhjetra trupa janë gjetur pas një operacioni izraelit në një lagje të qytetit të Gazës

Dhjetra trupa janë gjetur pas një operacioni izraelit në një lagje të qytetit të Gazës

Gazë, 12 korrik 2024 (MIA) - Dhjetra trupa janë gjetur pas operacionit izraelit në një lagje në qytetin Gazë, transmetuan mediat franceze, duke iu referuar mbrojtjes civile të territorit palestinez. 

Armata izraelite njoftoi se i ka përfunduar operacionet në lagjen Shuxhania, në të cilën ishin shkatërruar tetë tunelë të Hamasit dhe janë eliminuar dhjetra terroristë, bëhet e ditur në kumtesën e forcave izraelite. Pas tërheqjes së tyre, mbrojtja civile në Rripin e Gazës njoftoi se nën rrënoja në fqinjësi gjenden "trupat e rreth 60 martirëve".

Tetëdhjetë e pesë për qind e banesave në Shuxhania janë të papërshtatshme për jetesë. Forcat izraelite të mërkurën ju bënë thirrje banorëve të tyre që të evakuohen. Sipas KB-së, bëhet fjalë për  300.000-350.000 njerëz. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR