• e mërkurë, 02 tetor 2024

Dhjetëra turistë ukrainas të lënduar në aksidentin e komunikacionit në veri të Italisë

Dhjetëra turistë ukrainas të lënduar në aksidentin e komunikacionit në veri të Italisë

Trieshtë, 26 gusht 2023 (MIA) – Të paktën 10 persona janë lënduar më lehtë, ndërsa tre më rëndë në një aksident të rëndë të autobusit në autostradën A4 në veri të Italisë, kumtuan sot zjarrfikësit, duke shtuar se shumica e tyre kanë qenë turistë nga Ukraina.

Fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë pasi një autobus është përplasur me një kamion, njofton shërbimi kundër zjarreve në rrjetin social X.

Autobusi ka transportuar kryesisht turistë ukrainas, përfshirë edhe disa fëmijë, raportojnë mediat italiane.

Sipas raporteve fillestare, autobusi ka goditur pjesën e pasme të një kamioni në autostradën A4 drejt Trieshtës, midis Latisanës dhe San Xhorgo di Nogaro, në rajonin verior italian Friuli-Venecia Xhulia.

Në vendin e aksidentit janë dërguar dhjetë njësi zjarrfikëse për nxjerrjen e udhëtarëve nga autobusi. Dy helikopterë kanë qenë në gatishmëri për të transportuar të lënduarit në spital, ndërsa është përfshirë edhe mbrojtja civile.

Për shkak të aksidentit qarkullimi është në ndërprerje, ndërsa shoferët të ardhur nga drejtimi i Venecias është dashur të dalin nga autostrada afër Latisanës.

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR