• e premte, 05 dhjetor 2025

Dhjetëra të vrarë në sulmet izraelite ndaj Gazës qendrore

Dhjetëra të vrarë në sulmet izraelite ndaj Gazës qendrore

Gazë, 29 korrik 2025 (MIA) - Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë dhjetëra persona në pjesën qendrore të Rripit të Gazës herët në mëngjes, sipas burimeve mjeksore palestineze. 

Personeli mjeksor në spitalin Al-Avda në Nusejrat deklaroi se pas sulmeve u sollën 30 trupa. Gjendja e viktimave e vështirësoi identifikimin, shtuan ata. 

Të paktën tetë nga viktima thuhet se ishinë pjesë e të njejtës familje. Dëshmitarët raportuan sulme të shumta izraelite ndaj ndërtesave të banimit në veri të Nusejratit.

Informacionet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, ndërsa ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi raportet.

Sulmet ndodhën vetëm disa ditë pasi ushtria izraelite, nën kritika ndërkombëtare në rritje për shkak të situatës së rëndë humanitare në Gazë, deklaroi se do të respektojë pauzat ditore 10-orëshe humanitare në disa pjesë të Rripit ku trupat e saj nuk po veprojnë. Ata përfshijnë Al-Mavasi në jugperëndim, Deir al-Balah në qendër dhe Gaza Siti në veri. qa/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR