Dhjetëra të vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës
- Të paktën 34 persona u vranë në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan burime mjekësore palestineze.
Gazë, 11 shtator 2025 (MIA) – Të paktën 34 persona u vranë në sulmet e sotme izraelite në Rripin e Gazës, kumtuan burime mjekësore palestineze.
Shtatëmbëdhjetë persona vdiqën në pjesën veriore të enklavës, ndërsa prisnin të merrnin ndihmë humanitare.
Ekipet mjekësore kumtuan se disa njerëz u vranë ndërsa prisnin ndihmë nga "Fondacioni Humanitar në Gazë", por organizata mohoi se ka dërguar ndihmë në atë rajon.
Ushtria izraelite paralajmëroi se do ta hetojë rastin. ls/
Foto: DPA