• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Dhjetëra të vdekur në Gazë pas sulmeve izraelite ndaj kampit Xhabalia

Dhjetëra të vdekur në Gazë pas sulmeve izraelite ndaj kampit Xhabalia

Tel-Aviv, 31 tetor 2023 (MIA) - Dhjetëra njerëz e humbën jetën në sulmet izraelite ndaj Xhabalisë në veri të Rripit të Gazës, transmetoi DPA duke iu referuar burimeve izraelite dhe palestineze.

Armata izraelite kumtoi se trupat tokësore vranë rreth 50 terroristë.

Një mjek nga spitali Kamal Advan në pjesën veriore të Rripit të Gazës deklaroi se së paku 35 persona e humbën jetën, mes të cilëve edhe fëmijë dhe gra. Krahas kësaj, mbi 200 persona të lënduar janë pranuar në spital, deklaroi Husam Abu Safia për DPA.

Ushtria izraelite kumtoi për "sulm të përmasave të mëdha" ndaj "vend-strehimit ushtarak" të Hamasit në pjesën perëndimore të qytetit, duke thënë se ai është shfrytëzuar për trajnim të terroristëve.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) në sulm shfrytëzuan edhe aeroplanë.

Në sulm janë rrënuar edhe tunelet nën ndërtesë.

Sipas IDF-së, në sulm është vrarë komandanti i Hamasit, Ibrahim Biari, i cili gjoja ka qenë i përfshirë në masakrat në rajonin kufitar izraelit më 7 tetor.

Hamasi kishte kontrollin ndaj ndërtesave civole në rajon, kumtoi IDF, duke shtuar se armata e ka përsëritur thirrjen e vet drejtuar banorëve të Gazës që të largohen në jug. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR