Dhjetëra studentë të arrestuar në protestën pro-palestineze në Universitetin e Kolumbias
- Me kërkesë të përfaqësuesve të Universitetit të Kolumbias, policia dje arrestoi dhjetëra studentë që pushtuan një pjesë të bibliotekës kryesore të kolegjit në njërën nga protestat më të mëdha pro-palestineze në kampus që nga vala e protestave të vitit të kaluar kundër luftës së Izraelit në Gazë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:17, 8 maj, 2025
Uashington, 8 maj 2025 (MIA) - Me kërkesë të përfaqësuesve të Universitetit të Kolumbias, policia dje arrestoi dhjetëra studentë që pushtuan një pjesë të bibliotekës kryesore të kolegjit në njërën nga protestat më të mëdha pro-palestineze në kampus që nga vala e protestave të vitit të kaluar kundër luftës së Izraelit në Gazë.
Videot dhe fotografitë në mediat sociale tregojnë protestues, shumica me maska, duke qëndruar mbi tavolina, duke rënë daulle dhe duke mbajtur pankarta ku shkruhej "Për Gazën".
Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka kritikuar ashpër Universitetin e Kolumbias për protestat pro-palestineze në kampus vitin e kaluar, duke thënë se ato ishin antisemite dhe se Kolumbia po dështonte në mbrojtjen e studentëve hebrenj.
Studentët protestues, përfshirë disa organizatorë hebrenj, argumentojnë se Tramp dhe politikanët e tij konservatorë, të cilët janë fuqimisht pro-Izraelit, po i barazojnë padrejtësisht protestat pro-palestineze me antisemitizmin.
Këshilli i kreditorëve të Universitetit të Kolumbias po negocion me administratën Trampit, e cila njoftoi në mars se po anulon fondet e mëdha kërkimore për universitetin.
Universiteti bëri të ditur se po punon për të luftuar antisemitizmin dhe paragjykimet e tjera në kampusin e tij, duke u mbrojtur nga akuzat e grupeve të të drejtave civile se lëshimet i lejojnë qeverisë të shkelë lirinë akademike. Universiteti i Kolumbias njoftoi mbrëmë se kishte kërkuar ndihmë nga Stacioni i Policisë së Nju-Jorkut "për të siguruar ndërtesën" dhe se dy nga nëpunësit e tij të sigurisë publike u lënduan në konfrontim.
Zëdhënës i policisë së qytetit të Nju-Jorkut konfirmoi "arrestime të shumta" të protestuesve që kishin pushtuar bibliotekën, por nuk specifikoi numrin e saktë.
"Secili ka të drejtë të protestojnë paqësisht. Por dhuna, vandalizmi ose shkatërrimi i pronës është plotësisht i papranueshëm", shkroi guvernatorja e Nju-Jorkut, Keti Hoçul në rrjetet sociale.
Foto: Skrinshot nga Si-En-En-i