• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhjetëra studentë janë arrestuar në Universitetin Xhorxh Uashington

Dhjetëra studentë janë arrestuar në Universitetin Xhorxh Uashington

Uashington, 8 maj 2024 (MIA) - Policia ka filluar sot me pastrimin e kampit propalestinez në Universitetin Xhorxh Uashington, disa orë pasi që dhjetëra studentë e kanë braktisur vendin dhe kanë marshuar deri tek shtëpia e kryetares së Universitetit, Elen Granberg.

Persona zyrtarë të Universitetit në Uashington kanë paralajmëruar për suspendime të mundshme për studentë, të cilët kanë marrë pjesë në protestat në oborrin e Universitetit.

Mediat lokale publikuan se policia ka përdorur biber spraj kundër disa studentëve, me qëllim që t'i parandalojnë të hyjnë në kampin protestues. Sipas organizatorëve lokalë, janë arrestuar 30 persona.

Nga 18 prilli, kur është themeluar kampi i parë propalestinez i Universitetit Kolumbia, më shumë se 2.600 studentë janë arrestuar në më shumë se 50 kampuse në SHBA. mb/

Foto: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR