• e martë, 05 nëntor 2024

Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan duke kërkuar zgjedhje dhe kthimin e pengjeve

Dhjetëra mijëra izraelitë protestuan duke kërkuar zgjedhje dhe kthimin e pengjeve

Tel Aviv, 23 qershor 2024 (MIA) - Dhjetëra mijëra izraelitë morën pjesë mbrëmë në protestat kundër Qeverisë, duke kërkuar zgjedhje të reja dhe kthimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Protestat kanë vazhduar për muaj të tërë dhe janë të drejtuara kundër qeverisë dhe trajtimit të saj të luftës kundër Hamasit, e cila filloi më 7 tetor, kur  palestinezë të udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng 251 kujtojnë sot mediat izraelite.

Gjatë më shumë se tetë muajve të luftës, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë atje, në ofensivën izraelite në Gaza janë vrarë më shumë se 37,400 njerëz.

Pas përfundimit të protestave, disa prej protestuesve bllokuan rrugët duke djegur goma makinash dhe policët me kuaj i kanë shpërndarë dhe arrestuar tre persona.

Në Jerusalem, nga ana tjetër, mijëra njerëz protestuan para rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe organizatorët thanë se ishte protesta më e madhe që nga fillimi i luftës, por nuk u specifikua se sa demonstrues kishte. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR