• e premte, 05 dhjetor 2025

Dhjetë zjarre në hapësirë të hapur sot deri në orën 12, katër janë aktive

Dhjetë zjarre në hapësirë të hapur sot deri në orën 12, katër janë aktive

Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Gjithsej 10 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar sot deri në orën 12 në territorin e vendit. Katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, informuan nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). 

Ende janë aktive zjarret në malet Kozhuf dhe Dobra Vodë në komunën e Gjevgjelisë dhe Makedonski Brod. Në Kozhuf në fshatin Petrovë, digjet pyll ahu, ndërsa në Dobra Vodë është djegur bimësi e ulët. 

Po digjet pyll edhe në fshatin Brezë, lagjja Malinë në komunën e Çuçer Sandevës. 

Zjarri i katërt aktiv është në rajonin e komunës së Butelit. Bimësi e ulët po digjet në bulevardin "Slloveneçka", në afërsi të akuaduktit. 

Nën kontroll janë dy zjarre në Gazi Babë dhe një në Studeniçan. Në fshatin Trubarevë digjen mbeturina elektrike, në fshatin Viniçe - vendi i quajtur "Muraticë" - digjej pyll me bimësi të ulët, ndërsa në fshatin Batincë - bimësi e ulët dhe pyll i përzier. 

Zjarret e shuara kanë qenë në komunat e Strumicës, Koçanit dhe Tetovës. Në fshatrat Bansko dhe Beli po digjen deponi, ndërsa në Tetovë po digjen mbeturina. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR