• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dhjetë të vdekur nga përplasja në ajër dhe rrëzimi i dy helikopterëve ushtarak

Dhjetë të vdekur nga përplasja në ajër dhe rrëzimi i dy helikopterëve ushtarak

Kuala Lumpur, 23 prill 2024 (MIA) - Marina ushtarake e Malejzisë kumtoi se dy helikopterë ushtarak janë përplasur dhe janë rrëzuar gjatë stërvitjeve të sotme, me ç'rast jetën e kanë humbur 10 persona në vend ngjarje.

Helikopterët ishin në stërvitjen e bazës detare në shtetin Perek për festimin e 90-vjetorit të marinës, që do të mbahet në maj, shkruajnë mediumet franceze.

"Në vend ngjarje u konfirmua se të gjithë kanë vdekur", kumtoi marina, duke shtuar se mbetjet mortore janë dërguar në spital për identifikim.

Sipas xhirimeve të publikuara në rrjetet sociale, njëri helikopter e ka kapur rotorin e tjetrit, ndërsa më pas që të dy janë rrëzuar.

Incidenti ka ndodhur në orën 9:30 sipas kohës lokale në qytetin Lumut, ku ndodhet baza detare, lajmëroi Bi-Bi-Si.

Kompetentët theksojnë se do të formojnë komision i cili do t'i hetojë shkaqet e fatkeqësisë. ab/

Foto: Skrinshot Х

QËNDRONI TË LIDHUR