• e premte, 05 dhjetor 2025

Dhjetë të vdekur dhe 70 të lënduar pasi stuhia përmbysi anije turistike në Kinë

Dhjetë të vdekur dhe 70 të lënduar pasi stuhia përmbysi anije turistike në Kinë

Pekin, 5 maj 2025 (MIA) - Dhjetë persona humbën jetën në një aksident ku përfshihej një varkë e përmbysur në një lum në provincën jugperëndimore kineze Guixhou, dhe 70 të tjerë u dërguan në spital, njoftuan mediat shtetërore këtë mëngjes, raportoi DPA.

Asnjëri nga të lënduarit nuk është në gjendje kritike, publikoi agjencia Ksinhua.

Stuhia e papritur dhe një shi i rrëmbyeshëm dje shkaktuan përmbysjen e katër anijeve në lumin Vu, një destinacion i njohur turistik, raportoi Ksinhua.

Dy nga anijet transportonin pasagjerë, raportoi agjencia gjermane.

Autoritetet njoftuan se 84 persona ranë në ujë, por katër turistë nuk u lënduan.

Një hetim fillestar tregoi se anijet nuk ishin të mbingarkuara, raportoi Ksinhua.

Gati 500 shpëtimtarë, përfshirë policë dhe zjarrfikës, punuan gjatë gjithë natës për të ndihmuar në operacion, raportoi DPA. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR