Dhjetë të vdekur dhe 30 të plagosur pasi një automobil u përplas në një turmë në Nju Orleans
- Dhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas në një grup të madh njerëzish në Nju Orleans në kryqëzimin e rrugëve Kanal dhe Burbon, sipas informacioneve zyrtare nga agjencia për gatishmëri për raste urgjente, NOLA Redi.
Nju Orleans, 1 janar 2025 (MIA) - Dhjetë persona humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën pasi një automjet u përplas në një grup të madh njerëzish në Nju Orleans në kryqëzimin e rrugëve Kanal dhe Burbon, sipas informacioneve zyrtare nga agjencia për gatishmëri për raste urgjente, NOLA Redi.
Policia po heton aktualisht një incident me numër të madh të viktimave në të cilin u përfshi një automjet që u përplas me një grup të madh njerëzish në kryqëzimin e rrugëve Kanal dhe Burbon. NOEMS (NOEMS - New Orleans Emergency Medical Services) deri më tani ka transportuar 30 pacientë të lënduar dhe janë konfirmuar dhjetë vdekje.
Shërbimet e sigurisë publike po punojnë në terren. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s