• e diel, 30 qershor 2024

Dhjetë marinarë janë lënduar në një zjarr të bartëses britanike të aeroplanëve në Skoci

Dhjetë marinarë janë lënduar në një zjarr të bartëses britanike të aeroplanëve në Skoci

Londër, 16 mars 2024 (MIA) - Dhjetë marinarë janë lënduar në një zjarr që shpërtheu në bartësen e areoplanëve "Mbretëresha Eluzabeta" e marinës britanike, njoftojnë sot mediat në Britaninë e Madhe.

Sipas "Miror" dhe "Dejlli meill", anija me vlerë 3 miliardë funta është djegur javën e kaluar përderisa është ankoruar në portin Glenmalen në Skoci. Zjarri ka shpërthyer në pjesën për kondicionimin e ajrit të dhomave të marinarëve, duke shkatërruar rreth 100 shtretër.

Ekipi dhe shërbimi skocez i zjarrfikësve kanë parandaluar përhapjen e zjarrit.

Anija në Glenmalan duhej të shkarkonte municion, por kur shpërtheu zjarri, marinarët u urdhëruan të evakuoheshin.

Mediat britanike theksojnë se zjarri ka filluar kur një pjesë e ekuipazhit ka pasur një mbrëmje të lirë dhe është argëtuar në pabet lokale. ls/

Foto: EPA 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR