• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dhjetë kompani për pesë vite kanë fituar tenderë prej një miliard euro

Dhjetë kompani për pesë vite kanë fituar tenderë prej një miliard euro

Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Në pesë vitet e fundit në vend janë lidhur kontrata për furnizime publike me vlerë totale prej 5.8 miliardë euro, ndërsa 36% prej tyre, gjegjësisht 2,1 miliard euro u takojnë vetëm 50 kompanive. Vetëm 10 kompanitë e para në krye të kësaj liste kanë fituar tenderë në vlerë 1 miliard euro. Në listën e fituesve më të mëdhenj të tenderëve janë kompanitë e ndërtimit, tregtarët me shumicë, distributorët e derivateve të naftës etj. Në disa prej kompanive që janë në listën e 50 fituesve më të mëdhenj të tenderëve, pothuajse i gjithë biznesi i tyre qëndron në kontratat e furnizimeve publike. Në 10 kompanitë e para janë Kompania Markovski Manastir, Dr. Panovski, Pucko Petroll, Alkaloid Kons, Enerxhi Deliveri Solushëns, Makpetroll, Ilinden Strugë, Granit, Telekomi i Maqedonisë dhe Stenton ndërtimi Manastir. 

Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për komunikim qytetar për 50-të kompanitë që kanë marrë më shumë para në blerjet publike në pesë vitet e fundit (2019-2023) dhe baza e hapur e të dhënave për to.

Sipas hulumtimeve, kompanitë që kanë marrë vlerën më të lartë të tenderëve në 5 vitet e fundit janë kryesisht nga vendi dhe kanë zënë 95 për qind të vlerës së tenderëve. Vetëm 5 për qind kanë marrë kompanitë e huaja. Në të njëjtën kohë, deri tani pjesëmarrjen më të madhe e kanë kompanitë nga Shkupi, ndërsa pasojnë nga ato nga Manastiri.

"Firma e renditur si e para, kompania Markovski, për 5 vite ka lidhur gjithsej 77 kontrata për furnizime publike në vlerë prej 151 milionë euro. Me ndërmarrjen shtetërore SHA Elektrana me vlerë 141 milionë euro janë lidhur 66 tenderë. Dr. Panovski, në periudhën e analizuar pesëvjeçare ka lidhur 1.491 kontrata në vlerë prej 144 milionë euro. E treta është Pucko Petroll nga fshati Pllasnicë me 1.776 kontrata të lidhura në vlerë prej 137 milionë euro", thekson Qendra për Komunikim civil.

Sipas aktivitetit, 39 për qind e vlerës së kontratave i përket ndërtimit, ku përfshihen edhe kontratat e SHA Elektrana për përdorimin e makinerive dhe punëtorëve për nxjerrjen e qymyrit. Në vend të dytë renditen tenderët për blerjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore në vlerë prej 559 milionë euro dhe një pjesë prej 27 për qind. Në vend të tretë derivatet e naftës me vlerë prej 297 milion euro dhe një pjesë prej 14 për qind. Të gjitha kompanitë e tjera, në përputhje me aktivitetet kanë një pjesë nën 10 për qind.

"Disa kompani në pesë vitet e fundit kanë pasur vlerë më të lartë të tenderëve të pranuar se sa vlera e të hyrave totale që kanë arritur. Kjo do të thotë se kontratat janë lidhur, por pretendimet për to ose nuk janë ende në afat ose nuk janë paguar. Por, kjo sigurisht do të thotë se biznesi i këtyre kompanive varet tërësisht nga  publike", thonë nga Qendra për Komunikim Civil. qa/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR