• e shtunë, 05 tetor 2024

Dhjetë kamionë dhe mjekë kanë hyrë në Gazë përmes vendkalimit Rafah

Dhjetë kamionë dhe mjekë kanë hyrë në Gazë përmes vendkalimit Rafah

Gazë, 27 tetor 2023 (MIA) - Një ekip mjekësor dhe dhjetë kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë sot në Rripin e Gazës përmes vendkalimit Rafah me Egjiptin, duke transportuar ujë, ushqim dhe barëra, deklaroi një përfaqësues kufitar palestinez, njoftuan mediat britanike.

Nga fillimi i luftës, kanë hyrë vetëm 84 kamionë. Para konfliktit aktual në Rripin e Gazës, në ditë kanë hyrë rreth 450 kamionë me ndihmë humanitare.

"Në vijim janë negociata të hollësishme me Izraelin në tentim për të siguruar më shumë kalime humanitare në eklavën palestineze nën rrethimin izraelit", deklaroi për gazetarët në Gjenevë, Lin Hestings koordinator humanitar i KB-së për territorin e pushtuar palestinez. bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR