Dhjetë fëmijë u vranë në një sulm izraelit në një zonë të sigurt në Gazë
- - Në një sulm izraelit në jug të Rripit të Gazës, në një zonë të cilën armata izraelite e shpalli si zonë të sigurt, sipas burimeve të afërta me spitalin palestinez, u vranë 12 persona, kryesisht fëmijë.
- Post By Fitore Curri
- 21:51, 4 janar, 2024

Rafa, 4 janar 2024 (MIA) - Në një sulm izraelit në jug të Rripit të Gazës, në një zonë të cilën armata izraelite e shpalli si zonë të sigurt, sipas burimeve të afërta me spitalin palestinez, u vranë 12 persona, kryesisht fëmijë.
Është goditur një shtëpi në Muvasi, rajon i vogël rural në pjesën jugore të Gazës përgjatë bregut të Detit Mesdhe.
Armata izraelite njoftoi se palestinezët mund të strehohen aty nga zona e konfliktit.
Në shpërthimin u vranë edhe një burrë dhe bashkëshortja e tij, shtatë fëmijët e tyre dhe tre fëmijë të tjerë, të moshës prej pesë deri 14 vjet, sipas listës së të vdekurve trupat e të cilëve janë dërguar në spitalin Naser në Kan Junis.
Ushtria nuk e komentoi sulmin. fc/