• e premte, 05 dhjetor 2025

Dhjetë fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza arritën për mjekim në Britani të Madhe

Dhjetë fëmijë të sëmurë dhe të plagosur nga Gaza arritën për mjekim në Britani të Madhe

Londër, 17 shtator 2025 (MIA) - Dhjetë fëmijë të sëmurë dhe të plagosur në gjendje kritike nga Gaza arritën me familjet e tyre në Britani të Madhe për mjekim, kumtoi sot Qeveria britanike.

Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) kumtoi se ka marrë pjesë në evakuimin e dhjetë fëmijëve, ndërsa në javët në vijim priten akoma të tjerë.

Fëmijët dhe familjet e tyre së pari u evakuuan nga Gaza në Jordani, ku për ta u kujdes personeli i Ambasadës britanike dhe i kaluan kontrollet e sigurisë para se të nisen drejt Britanisë së Madhe.

"Këta pacientë të rinj ishin dëshmitarë të tmerreve dhe asnjë fëmijë asnjëherë nuk duhet t'i shohë", tha ministri britanik i Shëndetësisë, Ves Striting, duke shtuar se arritja e tyre "e shënon fillimin e rrugës së tyre drejt rikuperimit".

"Vazhdojmë të kërkojmë mbrojtje të infrastrukturës mejkësore dhe punonjësve shëdnetësorë në Gazë dhe rritje të konsiderueshme të dërgesës së medikamenteve dhe materialeve shpenzuese", tha ministrja e Punëve të Jashtme, Ivet Kuper. ab/

fotо:МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR