Dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore përmes ankandit publik elektronik
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:37, 19 prill, 2022

Shkup, 19 prill 2022 (MIA) - Qeveria mori Vendim për dhënien e pëlqimit të Shpalljes publike për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore për sipërfaqe mbi tre hektarë përmes ankandit publik elektronik, që do ta zbatojë një komisionin i formuar posaçërisht.
Ky vendim u mor sot në seancë qeveritare, si pjesë e paketës së masave të parapara me Planin kombëtar për prodhimin e ushqimit që tashmë po implementohet.
Nga Qeveria informojnë se inkurajohen bujqit të fokusohen drejt rritjes së prodhimit të kulturave bujqësore strategjike.
Qëllimi i kësaj mbështetje është përballja me krizën botërore, sigurim të ushqimit të përballueshëm dhe të më lirë dhe pavarësi të importit. ar/