• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dezinformatat e shumta nuk do të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Dezinformatat e shumta nuk do të ndikojnë në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Uashington, 5 nëntor 2024 (MIA) - Drejtoresha e Agjencisë amerikane për siguri kibernetike dhe infrastrukturore (CISA), Xhen Isterli dje deklaroi se departamenti i saj nuk ka dëshmi për çfarëdo lloj aktiviteti që mund të ndikojë drejtpërdrejtë ndaj epilogut të zgjedhjeve, edhe përkundër vërshimit nga dezinformatat.

Ajo shtoi se zgjedhjet në vitin 2024 janë shënuar me "numër të paparë të dezinformatave" nga kundërshtarë të huaj.

Agjencitë amerikane paralajmëruan se Rusia dhe aktorët e tjerë kanë për qëllim të përhapin rrëfime për ndarje para zgjedhjeve, akuzë të cilën e mohoi Rusia.

Funksionarja e lartë e CISA-s tha se ekzistojnë gjasa të shumta që dezindormatat e huaja të vazhdojnë me javë dhe muaj pas zgjedhjeve.

Isterli shtoi se "infrastruktura zgjehdore asnjëherë nuk ka qenë më e sigurt dhe më mirë e përgatitur për të zbatuar zgjedhje të sigurta, të lira dhe të drejta". ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR