• e premte, 05 korrik 2024

Desantis e filloi zyrtarisht fushatën për nominimin presidencial republikan

Desantis e filloi zyrtarisht fushatën për nominimin presidencial republikan

Uashington, 31 maj 2023 (MIA) - Kandidati republikan për president, Ron Desantis, guvernator i Floridës, mbrëmë në Des Moin, Ajova  zyrtarisht e filloi fushatën e tij për kandidat presidencial në zgjedhjet e vitit të ardhshëm në nëntor.

Ky ishte tubimi i tij i parë me mbështetës që kur njoftoi se po hynte në garë gjatë një paraqitje virtuale në Tuiter spejses javën e kaluar.

Ne fillojmë me detyrën tonë për të kthyer Xho Bajden në bodrumin e tij në Dellaver, tha Desantis. Ai kritikon presidentin aktual të SHBA-së se gjatë gjithë kësaj kohe “ka qenë me pushime në Uashington”.

Në Des Moin, ai u paralajmërua nga liderët republikanë vendas të udhëhequr nga guvernatori Kim Rejnolds.

Në fjalimin, ai iu referua agjendës së tij si guvernator i Floridës, duke përfshirë përpjekjet për të ndaluar kujdesin shëndetësor për ndryshimin e gjinisë dhe ndryshimet në ligjet e shkollave publike dhe sportive përsa i përket çështjeve gjinore.

Në këtë ngjarje foli edhe bashkëshortja e tij Kejsi.

Nga Ajova, Desantis do të shkojë në mitingje në shtetet Nju Hampshir dhe Karolinë e Jugut. ls/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR