• e enjte, 17 korrik 2025

Derisa Kaci ju bën thirrje banorëve të Teheranit që të evakuohen, Irani e sulmon me raketa Izraelin

Derisa Kaci ju bën thirrje banorëve të Teheranit që të evakuohen, Irani e sulmon me raketa Izraelin

Tel Aviv, 17 qershor 2025 (MIA) – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac përsëri i paralajmëroi banorët e Teheranit, të cilët jetojnë në afërsi të objekteve të regjimit që të evakuohen. 

“Sot do të vazhdojmë të sulmojmë caqe të regjimit dhe lokacione ushtarake në Teheran, siç bëmë dje kundër Drejtorisë për Propagandë dhe Nxitje... Banorë të Teheranit, mos e vini veten në rrezik dhe mos u bëni peng në duart e diktatorit, i cili ju shfrytëzon që të mbijetoni. Dora e zgjatur e Izraelit do të vazhdojë të prek te çdo armik, kudo”, theksoi Kac. 

Në ndërkohë, agjencia shtetërore iraniane e lajmeve IRNA informon se ka filluar valë e re e sulmeve me raketa ndaj Izraelit. Raketa janë gjuajtur në pjesë të ndryshme të Izraelit. 

Paraprakisht, në pjesën qendrore të Izraelit u aktivizuan sirenat për alarm pasi Irani lansoi raketa balistike. Forcat izraelite të sigurisë (IDF) pesë minuta para se të aktivizohen sirenat i paralajmëruan qytetarët që të strehohen. 

Autoritetet izraelite njoftuan se në sulmin më të ri iranian nuk ka persona të lënduar. 

IDF bëri të ditur se mbi Izraelin qendror janë gjuajtur më pak se 10 raketa, prej të cilëve shumica ishin kapur. 

Edhe Izraeli sot, në ditën e pestë me radhë, vazhdoi me sulmet ndaj stacioneve iraniane ushtarake dhe bërthamore. Në pjesën veriore të Teheranit dhe në Isfahan pati shpërthime të fuqishme. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR