Deri tani në Gazë janë vrarë 7.703 njerëz, 430 prej dje
- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot kumtoi se 7.703 persona e kanë humbur jetën në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës me Izraelin para pothuaj tre javëve.
- Post By Besnik Shuki
- 15:53, 28 tetor, 2023

Gazë, 28 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit sot kumtoi se 7.703 persona e kanë humbur jetën në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës me Izraelin para pothuaj tre javëve.
Sipas Ministrisë, mes viktimave të regjistruar nga fillimi i luftës më 7 tetor, ka 3.500 fëmijë.
Në bilancin paraprak, përfundimisht me dje, u kumtua se jetën e kanë humbur 7.326 persona.
Ministria e Shëndetësisë rregullisht e publikon këtë bilanc, prej se Izraeli i filloi sulmet ndaj Rripit të Gazës. bsh/
Foto: DPA