Deri në orën 17 në Komunën e Velesit votuan 34,14 për qind e votuesve në Komunën Gradsko 47,50, Llozovë 61,9, ndërsa më së shumti -65,5 për qind votuan në Komunën Çashkë
- – Në Komunën Veles në 84 vendvotime me gjithsej 44.850 votues të regjistruar në listën e vetme zgjedhore deri në orën 17 në votim dolën 15 313 ose 34,14 për qind të qytetarëve të moshës madhore me të drejtë vote. Siç informoi për MIA-n anëtarja e KKZ Veles, Rebeka Bajdevska Gjosheva, votimi ka kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike pa incidente.
- Post By Fitore Curri
- 18:53, 19 tetor, 2025
Veles, 19 tetor 2025 (MIA) – Në Komunën Veles në 84 vendvotime me gjithsej 44.850 votues të regjistruar në listën e vetme zgjedhore deri në orën 17 në votim dolën 15 313 ose 34,14 për qind të qytetarëve të moshës madhore me të drejtë vote. Siç informoi për MIA-n anëtarja e KKZ Veles, Rebeka Bajdevska Gjosheva, votimi ka kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike pa incidente.
Në Komunën Gradsko në 11 vendvotime me gjithsej 3038 votues deri në orën 17 votuan 47,50 për qind të votuesve informoi për MIA-n, nga KKZ Gradsko, kryetarja Meri Sedmakova Dimovska.
Në Komunën Llozovë në nëntë vendvotime me gjithsej të regjistruar në listën zgjedhore 1783 votues, deri në orën 17 votuan 1162 votues ose 61,9 për qind informoi për MIA-n, kryetarja e KKZ Llozovë, Sllavica Shteriova.
Ajo sqaroi se votimi në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025 në Komunën Llozovë ka kaluar në atmosferë korrekte dhe demokratike.
Në Komunën Çashkë deri në orën 17 jehona e votuesve është 65,5 për qind që është më së shumti nga të gjithë 4 komunat në këtë rajon. Ose nga gjithsej 6 141 votues në 30 vendvotime deri në orën 17 votuan 4019 votues, informoi për MIA-n kryetarit i KKZ Çashkë, Ridvan Limani. Njëherësh sqaron se zgjedhjet sot kaluan në atmosferë korrekte dhe demokratike dhe pa incidente. fc/