Deri në orën 15 dalja 30,26 për qind, për Shkup 29,94 për qind
- – Deri në orën 15 dalja për zgjedhjet lokale në vend është 30,26 për qind, ndërsa për Shkup 29,94 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Siç informoi zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska, në nivel të shtetit votuan 208.571persona ose 93,59 për qind në vendvotimet nga të cilat kanë mbërritur të dhënat, përderisa për Shkup votuan 104.182 persona, ndërsa të dhëna kanë mbërritur nga 656 vendvotime ose 95,77 për qind.
- Post By Fitore Curri
- 17:27, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Deri në orën 15 dalja për zgjedhjet lokale në vend është 30,26 për qind, ndërsa për Shkup 29,94 për qind, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Siç informoi zëdhënësja e KSHZ-së, Radica Todorovska Aleksovska, në nivel të shtetit votuan 208.571persona ose 93,59 për qind në vendvotimet nga të cilat kanë mbërritur të dhënat, përderisa për Shkup votuan 104.182 persona, ndërsa të dhëna kanë mbërritur nga 656 vendvotime ose 95,77 për qind.
“Statistikat sipas komunave janë si më poshtë - dalja në Komunën e Aerodromit deri në orën 15:00 është 28,35 për qind, në Komunën e Butelit 18,52 për qind, në Komunën e Gazi Babës 20,51 për qind, në Komunën e Gjorçe Petrovit 23,26 për qind, Karposhit 32,40 për qind, Kisella Vodës 27,45 për qind, në Saraj gjashtë për qind, Qendër 31,65 për qind, Çair 8,83 për qind dhe në Komunën e Shuto Orizarës 19,69 për qind”, tha Todorovska Aleksovska.
Dalje më e madhe vërehet në Komunën Karposh me 32,40 për qind dhe Komunën Qendër me 31,65 për qind. Dalje më e vogël për Qytetin e Shkupit vërehet në Komunën Saraj gjashtë për qind dhe Komunën Çair 8,83 për qind.
Në rrethin e parë deri në orën 15 dalja ishte 31,16 për qind për Qytetin e Shkupit.
“Statistikat sipas komunave janë si vijon - dalja në votime në komunën e Aerodromit 28,35, Bogovinës 26,49 për qind, Bërvenicës 40,83 për qind, Vallandovës 38,54 për qind, Vinicës 32,59 për qind, Dibrës 26,72 për qind, Demir Kapisë 46,97, Dojran 46,95 për qind, Karposh 32,40, Kërçovë 31,81 për qind, Konçe 45,50, Koçani 26,72, Krushevë 50,22, Kumanovë 22,10, Llozovë 46,95, Makedonska Kamenicë 34,48, Makedonski Brod 36,92, Negotinë 34,80, Probishtip 49,04, Rankovcë 44,64, Rosoman 48,13, Strugë 27,22, Studeniçan 28,88, Tetovë 30,94, Qendër 31,65, Çeshinovë Obleshevë 38,82, Çuçer Sandevë 40,69, Shuto Orizarë 19,69 për qind. Në rrethin e parë pjesëmarrja në orën 15:00 ishte 31,16 për qind”, tha Todorovska Aleksovska.
Ajo informoi se votimi deri në këtë moment zhvillohet pandërprerë dhe si më mirë. Potencoi se të gjitha ankesat që kishin arritur në KSHZ për të drejtën personale të votimit zgjidhen dhe të gjithë qytetarët pandërprerë e realizojnë të drejtën e tyre të votës. Theksoi se deri më tani në KSHZ nuk janë raportuar incidente.
Ju bën thirrje këshillave zgjedhorë në vendvotime se duhet të lejohet që mediat pandërprerë nga shteti ta realizojnë veprimtarinë e tyre dhe të mos pengohet prania e tyre. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s