Deri në Kuvend kanë arritur propozime nga Qeveria për ministrat e rinj nga VLEN-i në vendin e Mexhitit dhe Murtezanit
- Deri te Kuvendi kanë arritur propozimet për ministrat e rinj të VLEN-it, informuan pasdite nga kabineti i kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi. Ministrat e rinj duhet të vijnë në vendin e Izet Mexhitit, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri në zgjedhjen e tij si kryetar i Komunës së Çairit, si dhe të ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
- Post By Ramize Qamili
- 16:00, 1 dhjetor, 2025
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Deri te Kuvendi kanë arritur propozimet për ministrat e rinj të VLEN-it, informuan pasdite nga kabineti i kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi. Ministrat e rinj duhet të vijnë në vendin e Izet Mexhitit, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri në zgjedhjen e tij si kryetar i Komunës së Çairit, si dhe të ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Ish zëdhënësi i qeverisë Muhamed Hoxha është propozuar për Ministër të Ekologjisë, ndërsa deputeti aktual dhe ish ministri i Shëndetësisë Bekim Sali duhet da zëvendësojë Orhan Murtezanin, i cili pritet të shkarkohet në seancën e ardhshme kuvendore.
Në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, propozimet do të ndahen për procedurë të mëtejshme. Për ditën e mbajtjes së seancës për zgjedhjen e ministrave të rinj, Kuvendi do të informojë në mënyrë shtesë. rq/
Foto: arkivi i MIA-s