• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në fund të javës do të paguhen mjetet nga llogaritë e skanuara fiskale

Deri në fund të javës do të paguhen mjetet nga llogaritë e skanuara fiskale

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Deri në fund të javës pritet që të përfundoj pagesa e mjeteve nga llogaritë fiskale të skanuara për periudhën prill – qershor, kumton Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP). 

"Drejtoria e të Ardhurave Publike ka përgatitur urdhërpagesë për afër 450 mijë qytetarë, ndërsa sot shumicës prej tyre tashmë u janë paguar mjetet. Pagesa vijon edhe në ditët në vijim nga kjo javë deri në realizimin e plotë për qytetarët që kanë hyrje në llogarinë e transaksionit në vetë aplikacionin", thonë nga DAP-i. 

Ata apelojnë deri te qytetarët të cilët kanë të dhëna të gabuara në llogari të transaksionit ose nuk kanë fare të dhëna të llogarisë së transaksionit, të fusin saktë llogarinë e tyre të transaksionit që t'u kthehet TVSH-ja.

Pagesa e mjeteve realizohet pas miratimit të ribalancit të Buxhetit. qa/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR