• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri në fund të gushtit, 90 për qind e rasteve me Kovid-19 në BE do të jenë me variantin Delta 

Deri në fund të gushtit, 90 për qind e rasteve me Kovid-19 në BE do të jenë me variantin Delta 
Bruksel, 14 korrik 2021 (MIA) - Deri në fund të gushtit, rreth 90 për qind e të gjitha rasteve të reja të virusit korona në BE do të jenë të variantit Delta. Kjo u publikua sot në deklaratën e përbashkët të Agjencisë Evropiane për Barna dhe Qendrës Evropiane për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve. "Varianti Delta është shqetësues sepse kjo shpejt përhapet në mbarë Evropën dhe mund të bëhet pengesë serioze për përpjekjet që pandemia të vihet nën kontroll", theksohet në dokument. Në të theksohet se sipas të dhënave në dispozicion, ky variant i virusit është 40-560 për qind më infektues nga varianti "Alfa#, ndërsa ka edhe rrezik më të madh për shtrim në spital. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR