• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deri më tani respektohet armëpushimi i përkohshëm në Rripin e Gazës, është liruar grupi i parë i pengjeve

Deri më tani respektohet armëpushimi i përkohshëm në Rripin e Gazës, është liruar grupi i parë i pengjeve

Tel Aviv, 24 nëntor 2023 (MIA) - Ushtria izraelite i ka aktivizuar sirenat për sulm ajror në dy fshatra në afërsi të Rripit të Gazës, vetëm disa minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit katërditor mes Izraelit dhe Hamasit. Për momentin nuk ka vërtetim se ka pasur sulme me raketa nga palestinezët në territorin izraelit ose se është shkaktuar ndonjë dëm. 

Sot në mëngjes në orën 7 sipas kohës lokale hyri në fuqi armëpushimi katërditor mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjetësim të Katarit. Në orët para armëpushimit të përkohshëm, sirenat e raketave u aktivizuan në qytetet izraelite të cilat kufizohen me Gazën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi për operacione intensive në enklavën palestineze, në përpjekje që ta avancojë operacionin e tij kundër Hamasit sa më shumë që është e mundur në orët e fundit para pauzës. 

Grupi palestinez Hamas sot ia dorëzoi Kryqit të Kuq grupin e parë të pengjeve izraelite. Në mesin e të liruarve ka edhe 13 fëmijë, të cilët përmes vendkalimin kufitar Rafah, i janë dorlëzuar autoriteteve egjiptiane. Më parë Hamasi ka liruar edhe 12 pengje tajlandeze. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR