• e premte, 22 nëntor 2024

Deputetja ruse: Bajdeni rrezikon një luftë të tretë botërore

Deputetja ruse: Bajdeni rrezikon një luftë të tretë botërore

Moskë, 18 nëntor 2024 (MIA) - Deputetja ruse Marija Butina tha se administrata e presidentit Xho Bajden, duke i lejuar Ukrainës të përdorë armë amerikane për sulme në brendësi të Rusisë, rrezikon shpërthimin e një lufte të tretë botërore.

"Administrata e Bajdenit bën përpjekje ta përshkallëzojë situatën në maksimum derisa ata ende kanë fuqi dhe derisa ende janë në pushtet", tha Butina.

"Shpresoj se (Donald) Trampi do ta ndryshojë vendimin, sepse seriozisht rrezikojnë fillimin e një lufte të tretë botërore, që nuk është në interes të askujt", shtoi ajo.

Agjencitë e huaja të dielën publikuan se administrata e Bajdenit i ka ndërprerë kufizimet që paraprakisht penguan Ukrainën të përdorë armë amerikane për të sulmuar në brendësinë e territorit rus. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR