• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deputeti turk humb jetën nga sulmi në zemër në Parlament

Deputeti turk humb jetën nga sulmi në zemër në Parlament

Ankara, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Deputeti opozitar turk ka ndërruar jetë sot, dy ditë pasi pësoi një atak në zemër në Parlament derisa kritikonte politikat e qeverisë ndaj Izraelit me fjalët: "E keni gjakun e palestinezëve në duart e juaja".

Hasan Bitmez (54), deputet i partisë opozitare Saadet, ka vdekur në spitalin e Ankaras, deklaroi ministri i Shëndetësisë Fahretrin Koxha në fjalim televiziv.

Pamjet nga parlamenti turk tregojnë se si Bitmez, (54), ka rënë përtokë pas një fjalimi që kritikonte Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet të presidentit Rexhep Taip Erdogan për tregtinë e Turqisë me Izraelin, pavarësisht luftës në Gazë dhe kritikave të ashpra ndaj qeverisë turke për shkak të bombardimeve izraelite.

"Ju i lejoni anijet të shkojnë në Izrael dhe paturpësisht e quani atë tregti. Ju jeni bashkëpjesëmarrës të Izraelit”, tha Bitmez në një fjalim pasi vendosi një pankartë në foltoren ku shkruhej “Izraeli vrasës: bashkëpunëtor i AKP-së”.

"Ju keni gjakun e palestinezëve në duart e juaja, jeni bashkëpunëtorë. Ju kontribuoni në çdo bombë që Izraeli hedh në Gazë", u tha ai deputetëve gjatë një debati për buxhetin e vitit 2024. rq/

Foto: skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR